Operacioni “Penelope” i policisë italiane çon pas hekurave tre të rinj shqiotarë.

Ata janë vënë në pranga, pasi në banesën që kishin marrë me qira, policia italiane ka gjetur drogë dhe një sërë sendesh të vjedhura.

Arrestimet janë bërë një ditë më parë, pas sinjalizimeve të banorëve për atë çfarë ndodhte në apartamentin pranë tyre, raporton Corriere della sera.

Policia kishte marrë sinjalizime për dy apartamente. Në atë të shqiptarëve ishte gjetur edhe lënda narkotike dhe sendet e vjedhura.

Policia ka arrestuar shqiptarët Nertil Lako, 29 vjeç, Elvis Bilali, 28 vjeç dhe Florentino Fejzullahu, 26 vjeç.

Në apartamentin me numër 615, në një pallat që siç duket është jashtë kontrollit bashkiak, policia ka gjetur 400 gram kokainë, orë, kompjuter dhe një iPhone, të gjithë të vjedhur.