Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një vajzë 15-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak.
Policia në njoftimin e saj shkruan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë.
Mësohet se adoleshentja L.K, pak para se të vdiste ka qenë në një meshë në kishë dhe sapo ka dalë prej andej nuk është ndjerë mirë.
Njoftim i policisë:
Më datë 02.02.2018, në fshatin Grudë, ka vdekur e mitura, shtetësia L.K, vjeç 15, banuese në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga një atak kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vdekje natyrale.





