Një 38-vjeçar nga Shijaku po ndiqet penalisht nga policia e Durrësit, pasi një ditë më parë ka plagosur lehtë një shtetas.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të Durrësit.
38-vjeçari A.K, gjatë një sherri mes tyre, ka goditur me sende të forta 34-vjeçarin F.M. nga Tirana.
Si pasojë e goditjeve, i riu nga Tirana ka mbetur i plagosur lehtë dhe menjëherë pas sherrit dhe sulmit të pësuar, ka denoncuar ngjarjen në polici.





