Rreth 60 kg kanabis janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit të koduar "Kozare".
Në pranga ka përfunduar 58 vjeçari, Pëllumb Marra, të cilit i janë gjetur edhe 1 automatik model 56, 2 krëhra dhe 2 fishek të kalibrit 7.62 si dhe 1 pistoletë me ajër e kalibrit 8mm.
"Arrestimi i tij u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në serat e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Salc, Kozare iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 16 pako, 1 automatik model 56, 2 krëhra dhe 2 fishek të kalibrit 7.62, 1 pistoletë me ajër e kalibrit 8mm", sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.





