Policia e Durrësit njoftoi paraditen e sotme për arrestimin e një 23-vjeçari nga Durrësi, i cili pas sherrit me një 19-vjeçar e plagosi atë me thikë.

Sipas burimeve policore për DurrësLajm, dy të rinjtë e përfshirë në sherr janë komshinj me njëri-tjetrin.

Mësohet se ata nuk shkonin mirë, madje kanë pasur debate mes tyre. “Pse më pe shtrembër?!”. Ishte ky shkaku prej të cilit nisi sherri.

I plagosuri L.R. e ka pështyrë 23-vjeçarin Arjan Ajazi, i cili më pas e ka qëlluar me thikë afër veshit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Arjan Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi I mësipërm, në Arapaj, Durrës, për motive të dobta ka plagosur me mjet prerës,  thikë shtetasin I.R. 19 vjeç,  banues në Durrës.

Për pasojë I dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Plagosja e rëndë me dashje" dhe"Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta parashikuar në nenet  88/1 dhe 279  të Kodit Penal.