Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, është kërcënuar, pasi që në shtëpinë e tij ka pranuar një porosi të pazakonshme.

Në orët e mbrëmjes, atij i ka arritur një fotografi nga një person i panjohur, ku shihet deputeti Ismajli duke punuar në zyrën e tij.

I kontaktuar nga portali Periskopi, deputeti Ismaili ka thënë se gjendet në polici.

“Jam në polici për momentin”, ka thënë shkurt Ismaili.

Për rastin e Ismailit është prononcuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë që me datën 29.01.2018 rreth orës 19:52 është pranuar informata për një rast kanosje të ndodhur në rrugën ‘Ali Kelmendi’ Prishitnë. Njësia policore menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar palën ankuese”,- ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.