Gjatë vitit 2017 në Kosovë, qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo lloj pajisjeje kanë pasur 88.8% të ekonomive familjare.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës pas publikimit të rezultateve të Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, gjatë vitit të shkuar, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë 61.3%, përderisa 38.7% e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike kompjuterike (si: desktop, laptop, netbook, tablet), duke përjashtuar smartphone. /klankosova