Një mjet lundrues është bllokuar nga policia në ambientet e Kavalishencës në Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti i tipit velierë, i përket një shtetasi nga Tirana, por që nuk ishte regjistruar te Policia Kufitare.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më  datë  24.01.2018,  në ambientet e kavalishencës, u gjet e bllokua një mjet lundrues veliere, në pronësi të shtetasit M.M, banues në Tiranë, i paregjistruar pranë policisë kufitare. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.