Detaje të reja kanë dalë rreth vrasjes që u regjistrua sot në fshatin Zdrajç të Librazhdit. Burime paraprake të policisë thonë se viktima është Idriz Bica, 50 vjeç.

Ai dyshohet se është vrarë me sëpatë nga 50-vjeçari Fiqiri Askurti, për të cilin policia sqaron se dyshohet të jetë i sëmurë mendor.

Paraprakisht, ngjarja besohet të ketë ndodhur gjatë kohës që viktima po pastronte rrugën në këtë fshat. Autori i ka dalë 50-vjeçarit përpara dhe i ka kërkuar llogari se përse po kalonte nga rruga e shtëpisë së tij. Më pas dyshohet se e ka qëlluar në kokë me sëpatë.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.