Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pak më parë. Sipas të dhënave të para, një person është vrarë me mjete të forta pas një sherri në fshatin Orenjë të Librazhdit.

Viktima është identifikuar si shtetasi Idriz Bica 50 vjec. Autori, sipas “News 24” është shtetasi Fiqiri Haskurti, i cili pas krimit, u largua nga vendi i ngjarjes.