Dy të rinj nga Shijaku janë konfliktuar mes tyre në lagjen “Kodër”. Madje njëri prej tyre nuk ka nguruar ta godasë 20-vjeçarin me të cilin po zihej me sende të forta.

Për pasojë, i riu ka marrë disa lëndime në trup, ndërsa ndaj agresorit ka nisur procedimi penal.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.F, 25 banues në Shijak, pasi dyshohet se në lagjen “Kodër”, ka goditur me sende të forta, shtetasin D.D, vjeç 20, banues në Shijak. Neni 90 i Kodit Penal.