Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 5 biznesmenë, pasi akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit nga rimbursimi i TVSH-së
Arrestimi i tyre erdhi pasi prokurori Ndin Tavani ka lëshuar 11 urdhër-arreste, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë.
Biznesmenët e arrestuar sipas Balkanweb janë Nevroz Lami, Indrit Sulaj, Dhimitraq Celo, Bujar Morataj, Shkelqim Hasani dhe Ruzhdi Murataj. Ndërkohë janë ende në kërkim shtetasit B.Gj, M.M, A.B, S.K, E.SH.
Biznesmenët e arrestuar lëshonin fatura fiktive dhe janë nga fusha të ndryshme. Në sitën e hetimit janë rreth 50 biznesmenë të dyshuar se mashtronin me TVSH-në.
Nga kjo skemë mashtrimi mësohet se shtetit i është shkaktuar një dëm prej 9 milionë dollarësh, ndërsa hetimet sapo kanë nisur dhe mendohet se dëmi të jetë edhe më i madh.
Hetimi në fjalë ka nisur pas denoncimit të drejtorisë së Tatime në prokurori për subjekte të ndryshme, pasi kishte dyshime se ata kishin falsifikuar faturat me qëllim përftimin e rimbursimit të TVSH-së.





