Aksident pranë semaforit të parë tek zona e ish-Kënetës në Durrës. Një kalimtare është përplasur nga një automjet në këtë zonë dhe është çuar me urgjencë në spital nga kreu i njësisë administrative nr.6 Serjan Mazreku.

Drejtuesi i mjetit e ka shoqëruar deri në spital të aksidentuarën dhe më pas është marrë në pyetje nga efektivët e policisë rrugore.

Siç duket nga fotot që kanë mbërritur pranë redaksisë së DurrësLajm, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Mësohet se kalimtarja është nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.