Një i ri që qarkullonte me shkop metalik me vete në Durrës, është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.
21-vjeçari me iniciale E.M. u kap një ditë më parë në lagjen nr. 16.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M. vjeç 21, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 16, u kap me një shkop metalik, në kushtet e armës së ftohtë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 279/2 i Kodit Penal.





