Dy prindër janë përfshirë në një konflikt mes tyre pas sherrit për rradhën e pritjes në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT.
Mësohet se sherri ka nisur për shkak të radhëve të gjata në Pediatri, ku njëri nga prindërit që kishte shkuar për të vizituar fëmijën ishte polic dhe ka përfituar nga statusi duke nxjerrë armën, raporton “BW”.
Situata ka krijuar panik tek të pranishmit, pacientë dhe mjekë. Policia ka shoqëruar dy prindërit e përfshirë në zënkë.





