Një djalë 24-vjeçar është rrëmbyer dhe dhunuar, nga dy persona që pretendojnë se nuk u ka shlyer një borxh prej 150 mijë lekësh.
Rreth orës 02:00 të natës së sotme, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6, kanë arrestuar në flagrancë dy autorët. Ata janë Pal Maletaj, 58 vjeç dhe Fatjon Maletaj, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se në Fushë-Mëzez, kanë marrë forcërisht shtetasin T. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, duke e dërguar në banesën e tyre.
Policia sqaron se në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të riut, me pretendimin për të shlyer borxhin prej 150.000 lekësh që u kishte atyre.





