Një gomone e ngarkuar me hashash është bllokuar mbrëmjen e të martës në një aksion të përbashkët edhe me Giardia di Finanza.
Gomonia rreth 8 metra e gjatë është pikasur disa milje larg ujërave ndërkufitare me sasi të konsiderueshme kanabisi.
Burimet zyrtare bënë me dije se gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.
Ndërkohë, trafikantët nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Lënda narkotike është transportuar në Policinë e Vlorës, ku dhe do të peshohet.





