Një pikë këmbimi valutor në Levan të Fierit është grabitur nga dy persona mbrëmjen e sotme.

Dy persona morën një sasi parash duke kërcënuar pronarin e pikës së këmbimit valutor dhe më pas u larguan duke përfituar nga errësira.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet paraprake.

Uniformat blu kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve. 

Nuk dihet shuma e parave të grabitura në pikën e këmbimit valutor.