Një burrë i moshës 56-vjeçare është gjetur i vdekur në Durrës, në banesën e tij.

Sipas informacioneve të policisë, viktima me iniciale B.Sh., është gjetur pa shenje jete dje më datë 22.01.2018, në lagjen nr. 11, në banesën e tij.

Sipas dëshmive të të afërmve në polici, ai vuante nga sëmundjet e zemrës prej disa vitesh.

Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.