4 persona kanë përfunduar në pranga e policisë për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë Aleksandër Bita, 52 vjeç, Eridjon Janji, 32 vjeç, Bledjon Bita, 43 vjeç, Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.

"Arrestim i tyre u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit", sqaron policia në një njoftim.