Të tjera detaje zbardhen nga shpërthimi me lëndë plasëse që iu vendos një automjeti mbrëmë në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45, në lagjen “18 Tetori”.

“BalkanWeb” ka mësuar se ‘shënjestër’ e sulmit me eksploziv ka qenë mjeti tip ‘Golf’ me targa AA 430, në pronësi të 20-vjeçarit Arbër Shurdhi, ku ky i fundit punonte si DJ nëpër dasma. Familjarët e të riut, pohuan për ‘News24’, se Shurdhi nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa mjetin e kishte blerë para pak muajsh me kursimet e tij.

Arbri nuk ka konflikte me asnjë person. Jemi familje shumë e qetë. Ai punon për të mbajtur familjen. Është DJ në dasma. Dhe makinën mezi e bleu para ca muajsh”, u shpreh daja i tij.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.