Ngjarja e rëndë e një dite më parë ku Aldison Belulaj qëlloi për vdekje Ariela Muratajn, pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, tronditi mbarë opinionin.
Sot në studion e emisionit “Rudina”, xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj deklaroi se në dijeni të tij, të rinjtë ishin të lidhur, por kohët e fundit kishin patur mosmarrëveshje.
“Kam fëmijë vetë, por nuk e duroj dot, më tepër për vajzën se sa për nipin tim. Nuk bëhej kjo, iku ajo kohë. Kjo qe e papritur për ne, kaq di të them unë si xhaxha. Di që kanë patur një lidhje, por dashuria e të rinjve është si fija e flokut, grindeshin, por që të arrinin këtu nuk e mendoja. Aldisoni ka qenë normal. Sipas dijenisë time kanë qenë të lidhur që në gjimnaz. Mosmarrëveshjet kohët e fundit mund të kenë çuar deri këtu ngjarjen.
Vëllai, kunata dhe djali kanë shkuar tek shtëpia e vajzës dhe kanë pritur një përgjigje ndoshta deri dje dhe djali pastaj ka ikur. Kur pashë lajmet dje u tmerrova. Nuk e di se kur kanë shkuar prindërit tek familja e vajzës”,- tha xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj.
Megjithate duhen theksuar detajet e meparshme mbi kete ngjarje te rende. Vajza e kishte refuzuar dashurine e djalit, dhe kjo kishte sjelle reagimin tragjik te tij qe coi deri ne marrjen e jetes se Arieles. Deri ne perfundim te hetimeve, pritet te zbardhet e verteta e kesaj historie tragjike dashurie. Po ashtu pritet te mesohet nese pretendimi se kane qene te lidhur eshte ngritur nga vete i riu Aldison Belulaj, ne menyre qe familja e tij te merrte iniciativen per t'i kerkuar doren e vajzes familjes Murataj.





