Vidhet një tjetër makinë në qytetin e Durrësit, më konkretisht në lagjen nr.4.

Policia bën me dije se me datë 21.01.2018, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur makinën tip "Benz", në pronësi të shtetasit U.Xh., 51-vjeç.

Mësohet se makina ishte e parkuar pranë banesës së 51-vjeçarit, në momentin kur ka ndodhur vjedhja.

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.