Zlatan Ibrahimovic, përveçse një futbollist i madh, është i apasionuar edhe pas tatuazheve.

Gjiganti suedez gjatë karrierës së tij e ka “zbukuruar” trupin me figura të ndryshme, aq sa kishte mbetur pak vend bosh mbi shpinën e tij.

Por fotoja e fundit e publikuar në Twitter dhe e titullar “Finest Art”, tregon se gjthçka është mbuluar nga një kombinim figurash që mund ta shpjegojë vetëm 36-vjeçari.

Në qendër është koka e një luani, pastaj janë dhe figura të tjera mistike.