Një nxënëse gjimnaziste është plagosur me thikë paraditen e sotme.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën e mesme “Eqerem Çabej”, gjatë kohës së pushimit të gjatë në Tiranë.
Vajza është qëlluar nga një bashkëmoshatar me thikë duke marrë plagë të lehta dhe është transportuar në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes.





