“Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”. Ky ka qenë një ndër statuset e Ariela Muratit, 21-vjeçares që u vra dje nga shoku i saj, vetëm se ajo refuzoi që të kishte lidhje me të. Ngjarja makabre ndodhi para fakultetit të Mjekësisë, dhe tronditi Tiranën e mbarë opinionin publik shqiptar.
Vajza nga Berati, por që jetonte prej vitesh në Zharrëz të Fierit kishte postuar vitin e kaluar një foto në ‘Facebook’ ku shihej duke bërë qitje në një poligon në kryeqytet, ndërsa siç duket kishte parashikuar fatin tragjik. Mes komenteve të shumta, e ndjera shkruante se nuk trembej as nga armët dhe as nga njerëzit.

Krimi i rëndë ndodhi dje rreth orës 15:00 pranë fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Aldisoni Belulaj qëlloi me pesë plumba Ariela Muratin me një pistoletë të llojit “Beretta”. Më pas ai, student i Infermierisë, ka qëlluar edhe veten, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.





