Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, në Shijak është djegur në banesë nga pakujdesia shtetasi H.Sh. 70 vjeç.

Policia e Durrësit njofton se i moshuari aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të djegieve të mëdha që ka pësuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriri, i cili më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.