Albin Kurti është rizgjedhur në krye të lëvizjes Vetëvendosje.
Në zgjedhjet e së dielës brenda kësaj partie, ku Kurti ishte kandidat i vetëm, ai ka marrë më shumë se 98% të votave.
Në procesin zgjedhor brenda partisë nuk kanë marrë pjesë figurat e dorëhequra pak ditë më parë.
Ish-kryetari Visar Ymeri dhe anëtarët e kryesisë Dardan Molliqaj dhe Dardan Sejdiu nuk morën pjesë në votime.
Prej disa muajsh kjo forcë politike ishte përfshirë në debate të brendshme pas vendimit të Kurtit për t'u rikthyer në krye të partisë.