Një 54-vjeçare, banore e fshatit Bubq në Fushë-Krujë ka humbur jetën, ndërsa po kthehej në shtëpi.

Shtetasja H.Sh. sapo kishte dalë nga qendra shëndetësore e zonës ku kishte shkuar për të marrë mjekim.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, 54-vjeçarja dyshihet se vuante nga hipertensioni.

Policia lokale ka nisur hetimet dhe është në pritje të përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e vërtetë që i mori jetën 54-vjeçares.