Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Varese për shitjen e marijuanës dhe kokainës. Mediat vendase shkruajnë se hetimet filluan në dhjetor të vitit 2016, pas vdekjes së një djali të ri shqiptar pasi ata i shitën marijuanë dhe kokainë.

Ishte 23 dhjetor 2016, kur trupi i një të riu shqiptar u gjet në Via Robbioni në Varese. Dhe në derë iu gjet po ashtu, një qese me barna.

Kërkimi i shtëpisë kishte çuar në zbulimin e 20 kg heroinë. Pas verifikimeve të pëersonave të cilit kishin kontakte me të deri në ditën e fundit të jetës u arritën në disa konkluzione të rëndësishme.

Hetimet që përfunduan natën midis 15 dhe 16 janarit u shoqëruan me arrestimin e M. L 34 vjeç, M.O 30 vjeç, M.A., X.A. M.D dhe M.K. respektivisht 33, 27 dhe 24 vjeç, të gjithë të njohur tashmë nga hetuesit, për trafikim të lëndëve narkotike. Tani të gjitha hetohen për krimin e dyshuar ndaj adoleshentit si dhe trafikim të marijuanës dhe kokainës.