Një çift shqiptar u arrestua në Bari me 5 kg heroinë. Sipas medieve italiane, droga, e një cilësie mjaft të mirë, u gjet në një automjet që mbërriti në portin e Barit me tragetin e linjës, të nisur nga Durrësi.

Heroina ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës, ku udhëtonin një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Droga u zbulua pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë.

Në tregun italian, sasia e heroinës do të sillte përfitime të majme, ndërsa policia italiane po heton për persona të tjerë të përfshirë në trafik.

Klikoni linkun për të parë videon e zbulimit të drogës nga ana e policisë italiane: https://vimeo.com/251313502