Lajmet e fundit që vijnë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes janë tronditëse. Romela Begaj, e cila vetëm një muaj më parë u shpall kampione bote, ka rezultuar pozitive me doping. Peshëngritësja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze në Botërorin që u zhvillua në SHBA më dhjetor të ku shënoi emrin me germa të arta në peshëngritjen shqiptare. Ajo u rendit e para në stilin e shkëputjes, duke fituar medalje ari.
Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testet antidoping, pas asaj të vitit 2014.Presidenti i Federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza është shprehur i shqetësuar nga situata! Ai ka deklaruar se ka bindjen se peshëngritësja Romela Begaj është e pastër dhe se kjo po bëhet që ajo të mos mbajë medaljen që nderoi Shqipërinë.
“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Nuk është e vërtetë, ende nuk kanë ardhur përgjigjet zyrtare nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Edhe nëse do të rezultojë kështu, ne do të kërkojmë të kryejmë testin B të antidopingut, sepse jemi të bindur që vajza nuk ka përdorur substanca. Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, ka deklaruar Gjoza.





