Fushata për zgjedhjet e FSHF-së, që do të mbahen në datën 7 shkurt, ka nisur e zjarrtë dhe plot polemika. Përballë njëri-tjetrit janë vendosur dy kandidatë; presidenti aktual i Federatës, Armand Duka dhe deputeti i PS-së, Bashkim Fino.
Në zgjedhjet për kreun e FSHF-së kanë të drejtë të votojnë 66 anëtarë.
Klubi i Teutës, së bashku me Vllazninë e Shkodrës mësohet se janë dy klubet, që kanë propozuar Armand Dukën si kandidat për zgjedhjet e 7 shkurtit.
Ndërsa për kandidatin Bashkim Fino, ka qenë klubi i Lushnjës që ka bërë propozimin.
Fino dha dorëheqjen gjatë ditës së sotme nga të gjitha angazhimet e tij në PS-së, por ndërkohë nuk dorëzoi mandatin e deputetit.





