Një 24-vjeçar në kërkim për veprën penale të mashtrimit është ndaluar nga blutë e Durrësit.
Policia bën me dije: “Më datë 13.01.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, S.C., vjeç 24, banues në fshatin Katund i Ri, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ‘Mashtrimi’”.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë.





