Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka komentuar sot për herë të parë garën për kreun e institucionit të futbollit që drejton prej vitesh, teksa merrte pjesë në një aktivitet në Kryqin e Kuq Shqiptar ku firmosi edhe një marrëveshje bashkëpunimi.
Duka vlerësoi vullnetin e deputetit Bashkim Fino për të dhënë kontributin e tij për futbollin, ndërsa tha se e gjitha kjo duhet marrë me sportivitet.
"E falenderoj Finon që është kandidat, ka dëshirë të kontribuojë për futbollin. Do kemi kohë të diskutojmë hapur për futllbollin. Nuk duhet marrë si një debat, pasi e rëndësishme është që futbolli të ecë përpara. Kjo është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet."





