Ngjarja e pazakontë e ndodhur në një restorant në Treviso, në Itali, në muajin nentor eshte rikthyer ne vemendjen e emisionit Pomeriggio 5, ne Canale 5. Dy fëmijët e një tavoline ku ishin ulur nje grup shqiptaresh, rumunesh dhe italianesh janë bërë shkak për një sherr masiv që shpërtheu më pas.

Mediat italiane shkruajnë se edhe pse në shumicën e restoranteve italiane nuk pranohen fëmijët, pronari ka lejuar grupin që kishte prenotuar një tavolinë në këtë restorant, t’i lejojë ata. Por fëmijët duket se kanë shkaktuar zhurma dhe probleme në restorant duke irrituar kështu edhe klientët e tjerë.

Kamarieri, qe njekohesisht eshte djali i pronarit te restorantit, disa herë me rradhë, i ka tërhequr vëmendje prindërve, po në një moment situata ka dalë jashtë kontrollit.

Njëra nga nënat është irrituar kaq shumë nga thirrja e kamarierit, sa ka shkuar në banak dhe ka kërkuar një gotë verë të cilën ia ka hedhur në fytyrë pronarit të restorantit.

Në sherr u përfshinë rumunë, shqiptarë e italianë të cilët kanë kërcënuar se do t’ia djegin lokalin. Familja nuk pranoi të paguante as faturën, nderkohe qe u desh ndërhyrja e karabinierëve për të qetësuar situatën.

Avokati i pronarit italian është gati të paraqesë një padi për lëndime, kërcënime dhe shpifje. M5 keq nga te gjithe e pesoi kamarieri, i cili perfundoi ne urgjence si pasoje e dhunes.