Gjashtë të rinj janë përfshirë në një sherr mbrëmjen e kaluar në një local nate, në zonën e Raguzës, Itali. Policia italiane bën me dije se origjina e sherrit ka qenë një vajzë, si rezultat i së cilës u ngrit një diskutim i nxehtë dhe degjeneroi me shpejtësi.

Policia ka arrestuar të gjashtë pjesëmarrësit në këtë konflikt dhe janë nën arrest shtëpiak, katër prej të cilëve shqiptarë. Protagonistët, ndër të cilët disa me precedentë, kanë qenë të pajisur me thika të cilat më pas u sekuestruan.

Një nga të plagosurit ka marrë plagë në mushkëri për shkak të prerjes. Të rinjtë e tjerë u plagosën gjithashtu në fytyrë dhe në kokë.