Një 56-vjeçar nga Durrësi është aksidentuar pasi doli nga rruga teksa po udhëtonte me çiklomotorin e tij.
Aksidenti ka ndodhur të dielën më 7 janar te “Kryqëzimi i Shënavlashit”, ku i plagosur mbeti shtetasi A.A., 56 vjeç.
Duke drejtuar çiklomotorin tip “Piaggio”, ka dalë nga rruga, e për pasojë është aksidentuar. Pas ndihmës mjekësore në spital, ai u largua pa probleme për jetën, informon policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.





