Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ku pas një zënke mes dy adoleshentëve në oborrin e shkollës, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë nxënësi me inicialet I.F. është plagosur me thikë nga moshatari A.D. pas një konflikti mes tyre.
“Njoftohemi se në urgjencën e spitalit Gjirokastër është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi I.F, nxënës në Gjimnazin “Siri Shapllo”, i cili është konfliktuar në oborrin e shkollës me shtetasin A.D, (nxënës i kësaj shkolle)” informon policia.
Shtetasi A.D ka goditur me një mjet prerës thikë në kraharor shtetasin I.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët shoqëruan autorin në ambientet Komisariatit.





