Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku një 20-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur në banesën e tij me armë zjarri në kokë.

Policia njofton se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga prindërit i riu i plagosur rreth orës 13.15 të ditës së sotme.

Njoftimi i policisë Fier:

Informacion paraprak

Në datën 07.01.2018, rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga familjarët për të marrë mjekim shtetasi R.Y, 20 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R.Y dyshohet se është vetplagosur në banesë me armë zjarri në kokë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.