Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit këtë të dielë, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan se në një automjet po transportohej lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë bllokimin e automjetit në Belsh dhe gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Daniel Metushi, me pasagjer shtetasin Nandi Leshi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Në vijim të veprimeve të mëtejshme në banesën e shtetasit Nandi Leshi është gjetur një sasi e vogël rreth 1 kg lëndë narkotike. Gjithsej 29 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve: Nandi Leshi, 26 vjeç dhe Daniel Metushi, 40 vjeç të dy banues në Lushnje.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.





