Një aksident është regjistruar pak minuta më parë pranë rrethrrotullimit të ish-Kënetës në Durrës.

Drejtuesi i një automjeti është përplasur me një tjetër mjet, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon paraprakisht për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit shkaktar të përplasjes ishte në gjendje të dehur.