Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Vlorë.

Sipas policisë, në derën e një objekti bosh, në rrugën “Lef Sallata”, është vendosur tritol.

Pista kryesore në të cilën po punon aktualisht policia mësohet se është ajo e një konflikti pronësie, por informacionet për këtë ngjarje mbeten të rezervuara, raporton Klan.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.

Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.