Një 57-vjeçar ka dhunuar në mes të tregut bashkëshorten e tij 50-vjeçare dhe vajzën 23-vjeçare.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka përfunduar Hyqmet Muça, 57-vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi pranë tregut të Librazhdit, në mënyrë të vazhdueshme dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases E.M., 50 vjeçe dhe vajzës së tij shtetases A.M., 23 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje".





