Një emigrant durrsak në Itali është futur në telashe pasi ka ardhur për pushime në vendin e tij. Ka rezultuar që mjeti që ai posedonte dhe me të cilin erdhi nga Italia në Durrës ishte vjedhur dy muaj më parë.
Seksioni për trafikun e paligjshëm ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë, që ka të bëjë me me shtetasin A.K, vjeç 47, banues në Durrës. Ndërkohë mjeti është bllokuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 47, banues në Durrës, emigrant në Itali, pasi dyshohet se mjeti nga kontrolli në sistemin ASF2, ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 31.10.2017, dhe iu bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.





