Dy shtetas me banim në Itali kanë denoncuar dy shoqëri private në Durrës, pasi kanë lëshuar policë sigurimi Kufitare të falsifikuar për mjetet e tyre.

Policia nuk jep detaje të tjera rreth këtyre shoqërive private, ndërkohë që thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

Njoftimi i policisë:

*Më datë 05.01.2018, në PKK, Port Durrës, shtetasi N.K, vjeç 37, banues Itali, ka bërë kallëzim se, më datë 22.12.2017, ka prerë një siguracion policë sigurimi Kufitare e një shoqërie private për mjetin tip “Lancia Pedra”, të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 190 i Kodit Penal.

*Më datë 05.01.2018, në PKK, Port Durrës, shtetasi I.K, vjeç 33, banues Itali, ka bërë kallëzim se, më datë 25.12.2017 ka prerë një policë sigurimi Kufitare e një shoqërie private për mjetin tip “Ford”, të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 190  i Kodit Penal.