Një makinë ka përplasur një grua shqiptare të moshuar në Itali, duke i shkakutar vdekjen e menjëhershme.

Viktima 77-vjeçare, identifikuar si Gjyle Mina, ka gjetur vdekjen një ditë më parë në Vittorio Veneto.

Goditja ka qenë fatale, pasi e moshuara ka përplasur kokën te xhami i makinës dhe më pas ka përfunduar në asfalt e pajetë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi shoferin italian.

Sipas medieve italiane, shkak mund të jetë bërë edhe mungesa e ndriçimit që ka bërë që shoferi të mos e shohë gruan teksa kalonte rrugën.

E moshuara jetonte prej vitesh në këtë zonë.