Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në qytetin e Hanoverit, pasi dyshohet se ka përdhunuar një shtetase gjermane.

I riu shqiptar, sipas hetimeve, thuhet se është futur në apartamentin e saj dhe e ka tërhequr atë në shkallët e bodrumit të një shtëpie për të kryer kështu aktin e turpshëm.

Atje ai keqtrajtoi viktimën, e cili ka mundur t’i shpëtojë fillimisht, por më pas është ndjekur nga shqiptari, i cili e ka përdhunuar në një kamp të një shkolle aty afër. Dëshmitarët që kanë vënë re sulmin, kanë njoftuar policinë, shkruan INA.

Zyrtarët arrestuan të dyshuarin në oborrin e shkollës. Policia po kërkon tani dëshmitarë të tjerë, veçanërisht një burrë që kishte shkuar për një shëtitje me qenin e tij, i cili kishte parë të gjithë skenën