Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Shkodër. Përplasja e një automjeti me një person që udhëtonte me biçikletë ndodhi në aksin Shkodër-Hani i Hotit te Ura e Vrakës.
Burime policore bënë me dije se 62-vjeçari Xheladin Ivziku u përplas nga një ‘Ford’ me targa të huaja EM619TF.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së aksidentit.





