Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mëzes në Tiranë, ku djali ka goditur me mjete të forta babanë e tij 69 vjeç.
I ati, Mhill Rica ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 37-vjeçari Florian Rica është shoqëruar në komisariatin nr. 6 në Tiranë.
Informacioni paraprak
Më datë 05.01.2018, në rrugën “Sokrat Miho”, në banesë, shtetasi Florian Rica, vjeç 37, ka goditur me mjete të forta të atin shtetasin Mhill Rica, vjeç 69, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Floriani u shoqërua në Komisariatin nr.6. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





